FLASH

Xhaka beson në titullin e Premier Ligës: Kemi gjithçka në duart tona

Xhaka beson në titullin e Premier Ligës: Kemi gjithçka në duart tona

17.04.2023 Sport

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka komentuar pas barazimit ndaj West Ham United.

Mbrëmë ‘Topçinjtë’ bën një hap falsë në arën për titull, duke barazuar në ‘London Stadium’ me West Ham.

Ndeshja nisi shumë mirë për Arsenalin, pasi shënuan dy herë brenda 15 minutave të parë të ndeshjes, megjithatë ata humbën një penallti dhe vendasit ndëshkuan dy herë liderët e ligës angleze.

Më pas Arsenali nuk kishin fuqinë për të marrë pikët e plota ndaj rivalit lokal, transmeton lajmi.net.

Kjo bëri që diferenca e tyre me Man City në vendin e dytë të ngelet në vetëm katër pikë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Teksa na pret këtë muaj edhe super dueli Man City – Arsenal.

Pas ndeshjes ndaj West Ham, ishte kosovari, Granit Xhaka ai i cili tha që ende në duart e tyre është suksesi apo mos suksesi në Premier Ligë.

“Nëse diçka nuk po shkon mirë, është e lehtë që ta drejtosh gishtin tek dikush tjetër. Tash është koha të jemi së bashku. Na presin edhe shtatë ndeshje. Ne e morëm këtë sfidë deri tash. Askush nuk e mendonte këtë në fillim, kështu që le ta kalojmë këtë sfidë sa më mirë. Ne nuk bëmë mirë në ndeshjet e fundit, por ende kemi gjithçka në duart tona. Nëse i fitojmë ndeshjet e ardhshme, e dimë se çka do të ndodhë”, deklaroi Xhaka.

Kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundimin e stinorit në Premier Ligë.

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë