FLASH

Vinicius e Kroos nuk ushtruan sot, janë në mëdyshje për lojën me Cadizin

Vinicius e Kroos nuk ushtruan sot, janë në mëdyshje për lojën me Cadizin

14.04.2023 Sport

Vinicius Junior dhe Toni Kroos nuk kanë ushtruar me ekipin e Real Madridit sot, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Cadizin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Partidazo de COPE”, përcjell.

Përpos Mendyt, i cili vazhdon të shërohet nga lëndimi, edhe sulmuesi i krahut dhe veterani i mesfushës së “Los Blancos” mund të mbesin jashtë ndeshjes kampionale në fundjavë.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë t’i inkuadrojë ata në lojë duke e pasur parasysh se në mesjavën e ardhshme e pret ndeshja e rëndësishme me Chelsean, e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Barcelona është shkëputur në 13 pikë ndaj kampionëve aktualë spanjollë, prandaj ata mund t’i pushojnë edhe disa lojtarë të tjerë ndaj Cadizit, pasi në La Liga tashmë u janë shuar shpresat për titull.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë