FLASH

Villareali trondit Realin

Villareali trondit Realin

09.04.2023 Sport

Villareali e ka mposhtur Real Madridin midis ‘Bernabeut’, me rezultat 2-3, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Skuadra e Carlo Ancelottit pas kësaj disfatë thuaj se është dorëzuar në garën për titull të kampionit pasi që diferenca nga kryesuesit Barcelona është 12 pikë, derisa katalonasit nesër luajnë sfidën e radhës.

Villareali ka bërë një ndeshje të madh sonte në duel me ‘Los Blancos’, duke dalë kokë lartë nga Madridi.

Nikoqirët mirë e nisen lojë pasi që pas vetëm 16 minutave kaluan në epërsi falë autogolit të Torres.

Chukwueze (39’), riktheu skuadrën mike në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Lojë dinamike është luajtur në fraksionin  dytë. Junior (48’), për të dytën herë kalon madrilenët në avantazh.

Megjithatë, Villareali nuk u dorëzua. Fillimisht përmes Morales (70’), barazoi shifrat në 2-2, derisa Chukwueze (80’), realizoi golin e tij të dy personal në këtë duel dhe të tretin për trepikëshin e madh të Villarealit.

Real mbetet në pozitën e dytë me 59 pikë, 12 me pak se rivalët e përjetshëm, Barcelona, kurse, Villareal renditet e pesta me 47 pikë.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë