FLASH

Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, një i gjinisë mashkullore u braktis gjatë muajit mars

Vazhdon braktisja e foshnjeve në Kosovë, një i gjinisë mashkullore u braktis gjatë muajit mars

27.04.2023 Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023.

Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur.

Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.

Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se gjatë muajit mars të vitit 2023 në Fushë Kosovë është braktisur një foshnje i gjinisë mashkullore.

Rikujtojmë se edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti është braktisur një foshnje e gjinisë femërore në Komunën e Malishevës, ndërsa, në muajin janar sipas ASK-së nuk është braktisur asnjë foshnje.

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë