FLASH

“Ultimatumi” i Messit për Barcelonën

“Ultimatumi” i Messit për Barcelonën

24.04.2023 Sport

Kthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë këtë verë po pritet me padurim nga tifozët e klubit dhe jo vetëm, teksa duket se ka optimizëm në rritje se një marrëveshje mund të arrihet në vazhdim.

Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të këtij të sezoni, teksa ai ende nuk ka vendosur për të rinovuar me parisienët.

Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, Messi i ka kërkuar Barçës që të bëjë gjithçka për transferimin e tij para përfundimit të sezonit.

Ky “ultimatum” i 35-vjeçarit thuhet është sepse ai dëshiron të dijë se ku do të luajë para përfundimit të sezonit, nëse nuk kthehet në “Camp Nou”, do të rinovojë me PSG-në.

Barcelona po përballet me probleme financiare, si dhe me hetime për rastin e e Negreiras. Dhe, nënshkrimi me Messin varet edhe nga ajo se si do t’i kalojë klubi këto situata.

Barcelona pritet të informohet nga UEFA për vendimin e hetimeve më së voni deri në mes të qershorit dhe nëse nuk marrin asnjë ndëshkim, pikërisht nga ai moment do të shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni