FLASH

Takimi i 2 majit në Bruksel, BE publikon agjendën dhe temën e bisedimeve

Takimi i 2 majit në Bruksel, BE publikon agjendën dhe temën e bisedimeve

28.04.2023 Kosovë

Të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas takimit në Ohër ku u dakorduan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, bëhet e ditur agjenda dhe tema e bisedimeve.

“Të martën, më 2 maj 2023, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë në Bruksel si pjesë e sialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike”, thuhet në njoftim

Përfaqësuesi i Lartë do të bëjë një deklaratë për media në fund të takimit.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni