FLASH

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

19.04.2023 Kosovë

Në Parlamentin Evropian dje është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky vendim do të nënshkruhet sot zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Ky akt do të nënshkruhet pikërisht nga presidentja e PE-së dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e BE-së në emër të kryesuesit të radhës.

Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas ceremonisë, Bislimi e Gërvalla do të mbajnë edhe një konferencë për media, kanë njoftuar nga Qeveria.

Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen e cila përbehet prej 27 vendeve evropiane.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe.

Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni