FLASH

Slloveni, veturat dizel më të vjetra se viti 2009, do të refuzohen në kontrolla teknike

Slloveni, veturat dizel më të vjetra se viti 2009, do të refuzohen në kontrolla teknike

13.05.2023 Slloveni

Disa vende evropiane kanë prezantuar tashmë rregullore të re për kontrollin e pastërtisë së gazrave të shkarkimit në testet e kontrollit. Kjo ishte edhe një nga temat e konferencës së teknologjisë të organizuar nga GMT dhe Metron, në Portorož.

Çështja u prezantua në konferencë nga përfaqësues të Walker, ku sipas përvojës së tyre të deritanishme, ata konstatojnë se rregullorja e re do të rezultojë në refuzime nga rreth 50 deri në 80 për qind të makinave në kontrollet teknike, gjë që do të kërkojë zëvendësimin e filtrit të grimcave apo filtër DPF.

Përfaqësuesi i kompanisë Walker, Milan Bogdanoviq, tha në Portorozh se deri në 40 për qind të automjeteve janë refuzuar në Zvicër gjatë kontrollit teknik. Në Zvicër, kjo direktivë është më e rrepta, pasi mbulon të gjitha automjetet me naftë. Në Holandë dhe Belgjikë, ai përfshin automjete që janë prodhuar në përputhje me standardet Euro 5 dhe 6 dhe më vonë, pra, nga viti 2009 e në vazhdim. Këto janë tashmë automjete që duhet të kenë një filtër DPF të integruar. Priten ndryshime në fushën e servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve sipas përvojës me kriteret e reja për testimin e gazrave të shkarkimit në Evropën Perëndimore, ku direktiva ka shkaktuar mungesë të papritur të filtrave DPF zëvendësues dhe gjithashtu është shkaktuar edhe rritja e makinave që nuk do të kalojnë MOT. Bogdanovič thekson se filtrat DPF nuk vendosen në makina për të na vështërsuar jetën, por për të zbutur efektet e dëmshme të motorëve.

Bashkimi Evropian po punon për të rregulluar këtë segment të gazrave të shkarkimit, i cili nuk është kontrolluar deri më tani. Kjo është arsyeja pse ata miratuan udhëzime të reja për rregulloret mjedisore, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi në disa vende evropiane. Ato hynë në fuqi në Holandë dhe Belgjikë më 1 korrik të vitit të kaluar dhe kanë qenë në fuqi në Zvicër që nga 1 janari. Edhe në Gjermani duhej të hynin në fuqi nga 1 janari, por nuk ishin gati për to, ndaj i shtynë ndryshimet.

Çfarë është një filtër DPF (partikëll filtër)?
Një filtër DPF është një filtër që kap dhe ruan blozën e shkarkimit në mënyrë që të reduktojë emetimet nga makinat me naftë.

Por për shkak se ato kanë vetëm një kapacitet të kufizuar, kjo blozë e bllokuar duhet të zbrazet ose ‘digjet’ periodikisht për të rigjeneruar DPF.

Ky proces rigjenerimi djeg pastër blozën e tepërt të depozituar në filtër, duke reduktuar emetimin e dëmshëm të shkarkimit dhe ndihmon në parandalimin e tymit të zi sinjalizues që shihnit nga automjetet me naftë, veçanërisht kur përshpejtonin.

Legjislacioni Euro 5 për emetimet e shkarkimeve të gazit, i prezantuar në 2009 për të ndihmuar në uljen e emetimeve të CO2 të makinave, i bëri të detyrueshme DPF-të dhe që atëherë, rreth një në dy makina të reja në vit janë me naftë.

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë