Slloveni, paralajmërohen reshje bore deri në 80 cm

12.04.2023 Slloveni
Gjatë natës do të ketë vranësira kudo. Deri në mëngjes reshjet e shiut do të përfshijnë zonat perëndimore dhe veriore. Përgjatë detit jugu do të forcohet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 2 deri në 8 gradë Celsius, në Primorska nga 9 deri në 14 gradë Celsius, njofton Agjencia e Mjedisit.
Të enjten do të mbajë mot me vranësira dhe me shi. Vija e borës fillimisht do të jetë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, por gjatë ditës do të zbresë nga veriu dhe në mbrëmje me reshje më të dendura do të jetë në lartësinë ndërmjet 500 dhe 800 metra në shumë vende.
Do të fryjë erë verilindore, vetëm buzë detit do të fryjë nga jugu për pjesën më të madhe të ditës. Temperaturat e pasdites do të jenë nga 0 deri në 6 në veri, nga 7 deri në 12 në vende të tjera, rreth 15 gradë Celsius në breg të detit, njofton Agjencia e Mjedisit.
Do të bjerë borë e madhe në botën malore të Sllovenisë veriperëndimore dhe veriore. Nga 25 deri në 50 centimetra borë do të bien mbi lartësinë rreth 800 metra.
Meteorologët e portalit Neurje tregohen edhe më të guximshëm kur parashikojnë reshje bore. Sasia totale e borës së freskët që modelet po projektojnë deri të premten mbrëma mund të kalojë një metër në disa vende. “Ditën e enjte presim reshje më të dendura bore, nga 40 deri në 80 cm borë mund të bjerë në mbrëmje, kryesisht në zonën e Alpeve Juliane. Nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mbrëmje, 10 deri në 30 cm të tjera. Rreziku nga ortekët do të rritje të ndjeshme”, shkruajnë ata.