Skandaloze, Valverde priti në parking dhe goditi me grusht Baena-n

09.04.2023 Sport
Ndeshja mes Real Madridit dhe Villarreal-it nuk u mbyll pas bilbilit të kryesorit në fushë.
Shumë media konfirmojnë se në parkingun e “Santiago Bernabeu”-t ka ndodhur edhe një konfrontim fizik mes Federico Valverde dhe Alex Baena.
Real-i u mposht me përmbysje nga Villarreal me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Kjo humbje e minutave të fundit dhe fjalët “e tepërta” të Baena-s në drejtim të gruas të Valverde-s kanë “shtyrë” këtë të fundit drejtë një gjesti të shëmtuar.
‘El Chiringuito’ por edhe ‘Marca’ kanë konfirmuar konfrontimin, ku thuhet se ylli i Real Madridit e ka goditur me grusht në fytyrë Baena-n.
Sulmi i Valverde-s ka zënë në befasi lojtarët e Villarreal-it, të cilët në atë kohë festonin tre pikët që i mbajnë gjallë shpresën në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Baena dhe më parë ka komentuar mbi abortin e gruas të Valverde-s dhe sipas burimeve të ESPN fraza të tilla janë thënë edhe mbrëmë në duelet e shumta mes dy lojtarëve.