FLASH

Sivjet ska shtrenjtim të rrymës në Kosovë

Sivjet ska shtrenjtim të rrymës në Kosovë

28.10.2021 Shqipëri

Ngritja e çmimeve të shumë produkteve në vendin tonë ka ngjallur reagime e shqetësime të shumta, e sidomos me “fatin” e çmimit të energjisë elektrike, se çfarë do të bëhet a do të ngritet pasiqë në stinën e dimrit një përqindje e konsiderueshme e popullsisë e shfrytëzojnë rrymën për nxemje.

Por, këto shqetësime i ka shuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), pasiqë ka marrë vendim që të mos ketë sivjet rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Po ashtu, sipas këtij vendimit të Bordit të kësaj zyreje, bëhet e ditur se çmimet e energjisë do të jenë po ato të vitit të kaluar deri në prill të vitit të ardhshëm, pra më 2022.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO).

Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Po ashtu, Bordi i ZRrE-së ka bërë shqyrtimin e disa ankesave të konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera që janë të ndërlidhura me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë