FLASH

Shuplaka kushton shumë, Bayern pezullon Mane!

Shuplaka kushton shumë, Bayern pezullon Mane!

13.04.2023 Sport

Seancën e sotme stërvitore e kanë kryer bashkë.

Madje përpara se ta nisnin janë ftuar në zyrat e krerëve për të qartësuar atë çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes të “Etihad Stadium”. Por Bayern nuk mund të bënte sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sadio Mane është pezulluar nga ekipi për një kohë të papërcaktuar edhe u ka kërkuar falje sot të gjithë shokëve të skuadrës për incidentin.

Mediat gjermane kanë zbuluar se Bayern për momentin nuk mendon ta dëbojë lojtarin siç u tha pak orë më parë.

Për momentin krerët e klubit janë në kërkim të një zgjidhjeje ku të gjithë të gjejnë qetësinë e humbur.

Shumë lojtarë kanë kritikuar 31-vjeçarin për sjelljen agresive. Shumë lider të grupit nuk kanë pranuar këtë gjest në drejtim të Sane.

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër