Shtohen zërat për rikthimin e Messit te Barcelona, nënkryetari i klubit konfirmon kontaktet

01.04.2023 Sport
Futbollisti argjentinas Lionel Messi është afër rikthimit në Barcelonë këtë verë dhe për këtë ka shkrua edhe Fabrizio Romano, i cili lë të kuptohet se gjërat po shkojnë në atë drejtim dhe se gjithçka mund të zgjidhet shumë shpejt.
Nënkryetari i klubit spanjoll, Rafa Yuste, foli publikisht për herë të parë për rikthimin e mundshëm të Leos dhe pranoi se tashmë ishin vendosur kontakte.
“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e Messit. Leo e di shumë mirë se sa e vlerësojmë atë dhe ne do të dëshironim që ai të kthehej në Barcelonë. Dy vjet më parë isha pjesë e negociatave për vazhdimin e kontratës dhe e di se sa e vështirë ishte ta lija të largohej”.
“E di me siguri që ai e do Barcelonën dhe ne do të përpiqemi të gjejmë kushtet e duhura për vazhdimin e historisë së tij”, ka thënë Yuste.