Shtatë kosovarë donin të hynin ilegalisht në Kroaci, në mesin e tyre katër fëmijë

08.04.2023 Aktuale
Shtatë shtetas të Kosovës, në mesin e tyre katër fëmijë, janë gjetur nga policia të martën në kufirin shtetëror me Serbinë, ndërsa hyrjen e paligjshme në Kroaci ua mundësoi një shtetas i Serbisë 50-vjeçar dhe një burrë 60-vjeçar nga Kosova, të cilët u arrestuan.
Policia Vukovar-Srijem ka njoftuar se policia kufitare në vendkalimin kufitar të Tovarnikut ka ndaluar një veturë të drejtuar nga një shtetas serb 50-vjeçar, nën dyshimin se ka transportuar tetë shtetas të Kosovës përtej kufirit.
Nga hetimet u konstatua se ai së bashku me një shtetas të Kosovës 60-vjeçar i cili u gjet në kufi me bashkëqytetarë të tjerë, kanë lejuar një grua 29-vjeçare, dy meshkuj të moshës 25 dhe 27 vjeç dhe katër fëmijë të kalojnë rrugën, kufirin ilegalisht, shkruan 24shqip.eu.
Policia ndaloi një 50-vjeçar dhe një 60-vjeçar nën dyshimin se kanë kryer veprën e hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kroacisë.
Shtetasit e tjerë kosovarë, konform rregullave ligjore, kanë shprehur synimin për mbrojtje ndërkombëtare dhe janë transportuar në Qendrën Pritëse të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare, njofton policia.