Shpallen rezultatet përfundimtare në Suharekë

28.10.2021 Aktuale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën në gjithë komunat e vendit.
Përmes një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së e kryesuar nga kryetari Kreshnik Radoniqi, ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale për Komunën e Suharekës.
Sipas këtyre rezultateve, zgjedhjet në Suharekë përfunduan me raund të parë, kështu duke dalur fitues pa balotazh Bali Muharremaj i AAK-së me 14 mijë e 483 vota apo 51.30%.
Ndërkaq, i dyti në këtë garë renditet Ardian Shala i LDK-së me 8 mijë e 629 vota apo 30.57%, i treti Salih Zyba i LVV-së me 2,690 vota apo 9.53% dhe i katërti Murtez Zekolli i PDK-së me 2,428 vota apo 8.60%.