Shifra shqetësuese, prostitucioni rritet me të madhe në Kosovë

28.10.2021 Lajme
Prostitucioni po vazhdon të merr hov edhe në Kosovë. Të tilla raste raportohen shumë shpesh.
Shifra shqetësuese janë ato të rasteve të raportuar të prostitucionit, ku brenda nëntë mujave të parë të këtij vitit, në Policinë e Kosovës janë inicuar 37 raste për veprat penale që lidhen me prostitucionin.
Në shifrat që ka siguruar IndeksOnline nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” janë hapur 26 raste.
Ndërkaq, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” janë inicuar 11 raste.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 234 pika 1, Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 4 vjet.