FLASH

Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë, Gjermania destinacion i preferuar

Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë, Gjermania destinacion i preferuar

11.04.2023 Gjermani

Numri i të rinjve dhe adoleshentëve që po largohen çdo ditë është në shifra alarmante.

“Në dorë kam mbi 300 aplikime të të rinjve që duan të shkojnë dhe të punojnë në Gjermani. Janë ende në pritje, tha Ortensa Budlla.

Çdo fillim muaji, ambasada gjermane hap aplikimet për viza. Ato janë të ndara në viza të specializuara dhe të thjeshta.

“Kërkesat kanë qenë shumë të larta, u diskutua që do të hapeshin 10 mijë vende pune. Janë të ndara fazat e aplikimit, janë ato të specializuara që kërkon të kesh njohje të nivelit B2 të gjuhës dhe njohje të diplomës, procesi i marrjes së vizës shkon deri në 6 muaj. Është dhe aplikimi për fazën tjetër për profesionet e lira, në sektorin e ndërtimit, gastronomisë. Kuotat që ambasada vë në dispozicion janë në muaj rreth 200-300 aplikantë që e përfitojnë”, tha Aurela Baholli për Euronews Albania.

Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Deri në fund të vitit 2022, numri i të rinjve të larguar kalon mbi 100 mijë persona.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni