FLASH

Shaqiri për ndeshjen me Kosovën: Do të jetë e vështirë për mua

Shaqiri për ndeshjen me Kosovën: Do të jetë e vështirë për mua

11.04.2023 Sport

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rrëfyer për jetën e tij të re në Shtetet e Bashkuara, shpërnguljen nga Kosova dhe përballjen ndaj vendlindjes së tij.

Në një intervistë për prestigjiozen britanike The Guardian, Shaqiri ka folur për rrugëtimin e tij të gjatë që filloi në Gjilan të Kosovës, aty ku lindi në vitin 1991.

Ish-ylli i Liverpool, Stoke City, Bayern Munich dhe Inter, Xherdan Shaqiri, u transferua në Zvicër nga Kosova me familjen e tij kur ishte një vjeç.

Luftërat në Ish-Jugosllavi kishin filluar, ku rajoni ishte në prag të luftës së Kosovës. Shaqiri e shihte futbollin si strehën e tij, duke thënë: “Në sport gjithmonë ke mundësi t’i shpëtosh këtyre gjërave. Të rritesh si person, të jesh konkurrues, të mësosh kultura të reja.’

Ai shtoi se gjithmonë mundohet të japë maksimumin në fushë pasi Zvicra e ka marrë me krahë hapur familjen e tij. Fokusi aktual i Zvicrës është kualifikimi për Euro 2024 në Gjermani dhe në Grupin I, ekipi i tij është barazuar kundër vendit të tij, Kosovës.

Anësori i Chicago Fire është i emocionuar, duke thënë: ‘Do të jetë një moment krenarie me siguri. Do të shijoj çdo moment të luaj atje sepse e gjithë familja ime do të vijë dhe do të jetë një moment krenarie edhe për ta’, tha ai.

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani