FLASH

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës, Policia jep detaje

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës, Policia jep detaje

09.04.2023 Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë këtë të diele në rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këtë, nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacione policore, dy persona të dyshuar.

“Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme. Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri. I dyshuari, mashkull,  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës. Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe  një thike, është realizuar nga njësite të stacionet Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje  është shoqëruar i dyshuari”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se , F.C,  mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë