FLASH

Sa është numri i mërgimtarve në Diasporë?

Sa është numri i mërgimtarve në Diasporë?

09.05.2023 Diaspora

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër.

Mirëpo a është real ky numër?

Në fakt një shifër e tillë lë shumë hapërsirë për debate. Në bazë të dhënave, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova është vlerësuar të jetë 850.000 banorë.

Vendin e parë në këtë listë e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj me afro 200 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me afro 150 mijë e sosh. Po ashtu Italia, Sllovenia dhe Austria janë shtetet tjera ku numri i kosovarëve është i lartë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla./albinfo.ch/

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë