FLASH

Rritet numri i kompanive të falimentuara në Gjermani

Rritet numri i kompanive të falimentuara në Gjermani

20.04.2023 Gjermani

Numri i kompanive të falimentuara në Gjermani u rrit në muajin mars për shkak të ngecjes ekonomike.

Byroja Federale e Statistikave (Destatis) në deklaratën e saj bëri të ditur se numri i kërkesave për falimentim në muajin mars është rritur me 13.2 për qind krahasuar me muajin shkurt.

Në muajin shkurt u shënua një rritje prej 10.8 për qind e kërkesave për falimentim krahasuar me një muaj më parë.

Deklarata shton se pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në Gjermani, luftës ruso-ukrainase dhe krizës energjetike që pasoi, numri i kompanive që falimentuan në 2020, 2021 dhe 2022 ishte në një nivel historikisht të ulët.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë më shumë falimentime të kompanive në Gjermani këtë vit, kryesisht për shkak të kostove më të larta të prodhimit, rritjes së kostove të personelit dhe rritjes së ndjeshme të normave të interesit.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë