FLASH

Rriten hyrjet e paligjshme në BE gjatë tre muajve të parë të 2023-ës

Rriten hyrjet e paligjshme në BE gjatë tre muajve të parë të 2023-ës

13.04.2023 Diaspora

Agjencia për ruajtjen e kufijve të Bashkimit Evropian (Frontex) me qendër në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, njoftoi se kalimet e paligjshme në vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit 2023 janë rritur 26 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë dhe kanë arritur në 54 mijë.

Në një deklaratë nga Frontex rikujtohet se numri i kalimeve të paligjshme nga kufijtë u rritën në 330 mijë në vitin 2022 dhe kanë shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2016, shkruan Anadolu.

Në tre muajt e parë të këtij viti, rruga më e përdorur për hyrjet ka qenë Mesdheu Qendror dhe nga ky destinacion në vendet e BE-së kanë hyrë 27.651 persona.

Kjo është regjistruar si rritje 305 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Nga destinacioni i Mesdheut Qendror kanë kaluar ilegalisht më shumë shtetas nga Bregu i Fildishtë, Guineja dhe Pakistani.

Ndërsa nga Ballkani Perëndimor i cili renditet destinacioni i dytë, hyrjet janë pakësuar 22 për qind duke rënë në 14.858. Këtë destinacion e kanë përdorur më shumë sirianët dhe afganët.

Po ashtu ka shënuar rënie me 8 për qind duke shkuar në 6.011 numri i ardhjeve nga Mesdheu Lindor i cili është destinacioni i tretë. Ata që kanë përdorur më shumë Mesdheun Lindor kanë qenë sirianë, palestinezë dhe afganë.

Frontex, ka theksuar se kalimet e paligjshme në vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit janë rritur 26 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë dhe kanë arritur në 54 mijë.

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë