FLASH

Real Madridit i kthehen Toni Kroos dhe Vinicius Jr

Real Madridit i kthehen Toni Kroos dhe Vinicius Jr

16.04.2023 Sport

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos dhe anësori Vinicius Jr do të jenë të gatshëm për udhëtimin e tyre në Angli ku në kuadër të Champions League ndeshen me Chelsean. 

Ish-futbollisti i Gjermanisë, Kroos dhe ai brazilian, Vinicius Jr, u lanë jashtë ndeshjes kundër Cadizit.

“Ata nuk mund të luanin sot sepse të dy kishin probleme të vogla”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve të shtunën. “Ata stërvitën ndaraz sot, por nesër do të stërviten normalisht dhe do të jenë mirë për të martën”.

Reali do të përballet me Chelsean në Stamford Bridge të martën në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League. Në ndeshjen e parë në Madrid “mbretërit” kanë fituar 2-0.

Në La liga Real Madrid është i dyti në tabelë me gjashtëdhjetë e dy pikë, 1dhjetë më pak se lideri, Barcelona, që ka një ndeshje më pak.

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni