FLASH
0
admin
Apr 04, 2023 12:19 AM 0 Answers Austri
Member Since Oct 2021
Closed
Subscribed Subscribe Not subscribe
Flag(0)

Për t’u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në shërbimin konsullor, për personat nën moshën 18 vjeç prania e dy prindërve është obligative.

Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë:

- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
- Pasaporta
- Taksa 40,-€

Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas skadimit:

- Letërnjoftimi aktual
- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
- Taksa 40,-€

Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:

- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile
- Ne rast të dëmtimit, letërnjoftimi i dëmtuar
- Ne rast të humbjes, raporti policor ose i komunës mbi humbjen letërnjoftimit, jo më i vjetër se 3 muaj
- Taksa 40,-€

Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:

- Letërnjoftimin aktual
- Ekstrakti nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (i lëshuar pas ndryshimit të të dhënave)
- Taksa 40,-€

0 Subscribers
Question is closed, you can't answer or comment.
0 Answers