Produketet nga Kosova prezantohen në panairin „Slow Food“ në Gjermani

15.04.2023 Gjermani
Në shumë panaire të mëdha të botës, produktet shqiptare po prezantohen gjatë viteve të fundit me shumë sukses në panaire të ndryshme në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Në panairin “Slow Food” 2023 në Shtutgart po marrin pjesë 11 prodhues shqiptarë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka publikuar dhe foto nga mbërritja e prodhuesve shqiptarë në këtë panair.
“Sapo mbërritëm në Stuttgart, Gjermani, së bashku me 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food në Panairin “Slow Food” 2023. I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca.
Panairi Slow Food në Shtutgart është i hapur deri më 16.04.2023.