FLASH

Prishet ashensori, bllokohen 40 minatorë të Trepçës

Prishet ashensori, bllokohen 40 minatorë të Trepçës

10.04.2023 Kosovë

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar.

Kjo si pasojë e prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrjen daljen nga thellësia e minierës.

Një familjar i njërit prej minatorëve, ka treguar se bëhet fjalë për ndërrimin e tretë i cili ka mbetur i bllokuar nga ora 3:00 e mëngjesit.

“Prej orës 3:00 të mëngjesit ndërrimi i tretë që e ka pasur ta kryejë orarin e punës dhe të shkojë në shtëpi, kanë mbetur të bllokuar në horizontin e 9-të për shkak se është prishur lifti”.

“Familjarët janë bërë merak për më të dashurit e tyre dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Me siguri janë të uritur sepse kur kanë shkuar në punë, e kanë pasur me vete vetëm ushqimin që e kanë sjellë nga shtëpia. Madje disa prej tyre janë edhe duke agjëruar”.

“Njëri prej tyre ka arritur të dalë, por pas 1 ore e 20 minutash”.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani