FLASH

Plagoset një 24-vjeçar shqiptar në Itali

Plagoset një 24-vjeçar shqiptar në Itali

16.04.2023 Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.

Rasti ka ndodhur në Genova të shtunën pas mesnate rreth orës 1:30.

Shqiptari raportohet se kishte debatuar me një italian, 59-vjeçar.

Italiani kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte marrë armën të cilën nuk dihej nëse e kishte me leje.

59-vjeçar kishte shtënë tri herë në drejtim të 24-vjeçarit shqiptar, shkruajnë mediat italiane.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por pas pak kohësh u arrestua nga policia.

I riu shqiptar u dërgua në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Siç raportohet deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari dhe viktima kishin pasur një debat të fortë për motive të dobëta.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni