FLASH

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës

17.06.2023 Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

Policia bën të ditur se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dhe nga një rast i dhunës raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, Obiliq dhe Drenas.

Lidhur me rastet Policia ka arrestuar të dyshuarit, ndërsa viktimat kanë marrë tretmanin e duhur mjekësor.

Gjeni më poshtë rastet e ndara sipas raportit:

Prishtinë 16.06.2023 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 16.06.2023 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 16.06.2023 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Obiliq 16.06.2023 – 10:58. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Gllogoc 16.06.2023 – 11:46. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni