FLASH

Për një muaj Kosova eksportoi rreth 23.5 milion euro mallra në Gjermani dhe Itali

Për një muaj Kosova eksportoi rreth 23.5 milion euro mallra në Gjermani dhe Itali

18.04.2023 Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2023.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-9.2%) në muajin shkurt 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 317.5 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 349.5 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 18.7%, raporton 24shqip.eu.

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2023 kishte vlerën 73.1 milion Euro, ndërsa importi 390.6 milion Euro, që është një rritje prej 12.1% për eksport, si dhe një rënie (-5.8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për eksport: 20.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.1% e përbëjnë produktet minerale; 13.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.0% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë produktet minerale; 11.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9% e përbëjnë mjetet e transportit; 9.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.        

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 23.5 milion Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.3%), Danimarka (5.8%), Italia (4.3%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 173.1 milion Euro, ose 44.3% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.1%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (6.6%), Greqia (4.8%), etj.

Në muajin shkurt 2023, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 27.2 milion Euro, ose 37.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 23.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.7%), Shqipëria (10.5%), Serbia (6.2%), dhe Mali i Zi (4.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin shkurt 2023, arritën në 61.7 milion Euro, ose 15.8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.5%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.3 milion Euro, ose 30.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11.3%) dhe Zvicra (8.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 155.7 milion Euro, ose 39.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.7%) dhe Kina (10.4%).

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani