FLASH

Penguan faljen e xhumasë, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Penguan faljen e xhumasë, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

27.05.2023 Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kanë penguar faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e një fshati.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“PENGIM I CEREMONISË FETARE-Podujevë 26.05.2023 – 13:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni