FLASH

Presidenti Thaçi priti ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së

Presidenti Thaçi priti ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së

11.09.2022 Aktuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në kuadër të procesit Brdo-Brioni në Slloveni.

Presidenca ka njoftuar për pjesëmarrjen e Osmanit në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brioni.

“Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog. Presidentja Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Samiti do të mbahet më 12 shtator. 

Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni