Një grua sulmohet nga tre persona të panjohur në veri të Mitrovicës

17.06.2023 Kosovë
Një grua ka njoftuar se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:30 në lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të veriut.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.