FLASH

Nënshkruhet marrëveshja në Strasburg, nga janari kosovarët udhëtojnë pa viza në Evropë

Nënshkruhet marrëveshja në Strasburg, nga janari kosovarët udhëtojnë pa viza në Evropë

19.04.2023 Lajme

U nënshkrua në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian, me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve të cilave nuk iu nevojitet viza për hyrje në Evropë.

Ky nënshkrim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për heqjen e vizave për Kosovën,  duke përmbyllur kështu procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në Strasburgut, ku po merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku është ftuar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian, së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë