Muharremaj në mesin e 17 kandidatëve që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve

28.10.2021 Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeveb Lokale për Kryetarë të Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Ndërkaq në 17 komuna, zgjedhjet lokale kanë përfunduar me raund të parë, kështu duke mos shkuar në balotazh, i cili do të mbahet më 14 nëntor.
Në mesin e këtyre 17 kandidatëve që fituan mandatin në raundin e parë të zgjedhjeve, bënë pjesë edhe kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj i cili fitoi në komunën tonë pa balotazh me 14 mijë e 483 vota apo 51.30%.