FLASH

Ministrja Gërvalla jep lajmin e mirë për diasporën – do të ulen çmimet për shërbime në ambasada

Ministrja Gërvalla jep lajmin e mirë për diasporën – do të ulen çmimet për shërbime në ambasada

08.04.2023 Kosovë

Ministrja ka bërë të ditur që së shpejti do të ndryshojnë çmimet nëpër ambasada, duke ulur çmimet për shërbimet që marrin qytetarët.

“Çmimet janë shumë të larta, i paguajnë mbi 1 mijë euro për t’u pajisur me këto pasaporta, do të ndryshojë çmimorja rreth shërbimeve nëpër ambasada”, u shpreh ministrja.

Gjatë raportimit ajo deklaroi se po punojnë intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja.

Po ashtu gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, kryediplomatja kosovare tha se kanë bërë progres të rëndësishëm për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE).

Ajo tha se pret që anëtarësimi në KE të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh.

Ndërkaq, nënvizoi se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO.

Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë