FLASH

Mikel Arteta zbulon sekretin e përmirësimit të Granit Xhakës

Mikel Arteta zbulon sekretin e përmirësimit të Granit Xhakës

08.04.2023 Sport

Trajneri Mikel Arteta ka treguar se mentaliteti e ka ndryshuar plotësisht mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Xhaka këtë edicion ka qenë i hatashëm te Arsenali duke luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e deritashëm, ku po luftojnë për titullin kampion.

Para ndeshjes ndaj Liverpoolit, Arteta është pyetur për sekretin e kësaj forme të lartë të 30-vjeçarit dhe ai e pranoi se shkaku i mentalitetit, futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën është në këtë nivel.

“Mentaliteti. Ndjehet i aftë për ta bërë këtë, të kuptuarit se ku duhet të pozicionohet në momentet e duhura, të stërvitet çdo ditë”.

“Ai është i gatshëm të përmirësojë dhe të mbështesë ekipin në fushat që ne ndjemë ishte e nevojshme që skuadra të bënte një hap tjetër përpara në mënyrën tonë të lojës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenali nesër do ta zhvillojë sfidën e vështirë si mysafir i Liverpoolit.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë