Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

01.04.2023 Sport
Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë, më saktësisht, sapo të fillojë afati kalimtar i verës kur i skadon kontrata ekzistuese me Paris Saint-Germain.
Lajmi është dhënë sot nga shumë media të besuara, ndërsa së fundmi për këtë gjë ka shkruar edhe gazetarja argjentinase Veronica Brunati.
“Lionel Messi ka pasur bisedime me njerëzit e Barcelonës. Ai do të fitojë 10 milionë euro në sezon. Ai e bën këtë në mënyrë që rikthimi i tij në klub të përshtatet në planet ekonomike të gjigantit katalanas. Në asnjë moment të negociatave nuk u flit për para”, ka shkruar Brunati.
Më herët gjatë ditës së sotme, Barcelona gjithashtu konfirmoi se po punon në mënyrë aktive për kthimin e Messit në klub.
Përkatësisht, nënkryetari i Barcelonës, Rafa Yuste, është njeriu i parë nga klubi që konfirmon se kontakti tashmë ka ndodhur.