FLASH

Majlinda Kelmendi: Gratë në Kosovë janë shumë punëtore, kur kanë një qëllim asgjë s’i ndalë

Majlinda Kelmendi: Gratë në Kosovë janë shumë punëtore, kur kanë një qëllim asgjë s’i ndalë

01.04.2023 Sport

Ish kampionia e Botës, Majlinda Kelmendi thotë se gratë kosovare janë shumë punëtore dhe asgjë s’mundet t’i ndalë kur të vendosin diçka.

Kelmendi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Olympics.com”, ka komentuar rrugëtimin e saj si xhudiste, pensionimin e detyrueshëm dhe punën e re si trajnere.

Fillimisht, ajo deklaroi se popullariteti i saj në Kosovë është ende i njëjtë dhe të gjithë kanë respekt për të shkaku i punës së madhe që ka bërë ndër vite.

“Popullariteti im është i njëjtë, ndoshta njerëzit më kujtojnë dhe më respektojnë sepse isha e para që kam fituar titullin e parë për shtetin tim në këtë sport”.

“Ka shumë momente të paharrueshme gjatë karrierës sime, prandaj edhe njerëzit nuk do të më harrojnë”.

Kelmendi ndihet e nderuar me statujën që i është bërë në qytetin e Pejës, derisa tregoi arsyen e pensionimit duke thënë se pavarësisht dëshirës, “trupi nuk e dëgjon”.

“Më bën të ndihem krenar. Imagjinoni sa xhudistë janë në botë dhe ata vendosin të bëjnë një statu timen në shtetin tim”.

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni