Liverpooli ofron 95 milionë euro për Bellinghamin

11.04.2023 Sport
Liverpooli i ka ofruar Borussia Dortmundit 95 milionë euro për mesfushorin Jude Bellingham.
Në nevojë të dëshpëruar për përforcime në mesfushë, Reds e Jurgen Klopp e kanë identifikuar Bellinghamin si objektivin e tyre kryesor përpara afatit kalimtar të kësaj vere.
Sipas burimeve të sajtit britanik “CaughtOffside”, gjigantët anglez tashmë e kanë dërguar ofertën e parë zyrtare prej 95 milionë eurove drejt ekipit gjerman.
Liverpool nuk ka marrë ende një përgjigje nga Dortmundi, në lidhje me këtë ofertë.
Që kur iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City në vitin 2020, Bellingham, ka kontribuar drejtpërdrejt në 45 gola në 127 ndeshje në të gjitha garat.
Deri më tani për anglezin ka shprehur interesim edhe Manchester City dhe Real Madridi.