FLASH

Lewandowski, Messit: Vendi yt është në Barcelonë

Lewandowski, Messit: Vendi yt është në Barcelonë

11.04.2023 Sport

Robert Lewandowski po dëshiron që Lionel Messi të rikthehet në Barcelonë.

Polaku ka shprehur dëshirën që argjentinasi t’i bashkohet skuadrës para sezonit të ardhshëm.

Messi qe larguar nga Barcelona në vitin 2020, pasi problemet financiare në klub e penguan rinovimin e kontratës. Legjenda e Barcelonës iu bashkua klubit francez, Paris Saint-Germain. Kontrata e Messit në kryeqytetin francez mbaron në qershor dhe largimi nuk përjashtohet. 

“Messi i përket Barçës. Ne e dimë se vendi i tij është këtu në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku”, ka thënë Lewandowski. 

Në këtë edicion Barcelona doli nga Champions League pas fazës së grupeve dhe u eliminua nga Europa League nga Manchester United. Megjithatë Barça është gati të fitojë La Ligën për herë të parë që nga sezoni 2018-1.

Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë