FLASH

Ky është qyteti italian që ju gjobit për një ‘selfie’

Ky është qyteti italian që ju gjobit për një ‘selfie’

29.04.2023 Itali

Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin italian të Portofinos do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.

Sipas kryebashkiakut të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.

Qeveria lokale e nisi vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.

Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.

Portofino nuk është i vetmi qytet ku autoritetet i kanë ndaluar njerëzit të bëjnë selfie.

Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në të gjithë rrjetin hekurudhor. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore.

Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 €./Euronews.al

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni