FLASH

Kurti: Kosova është shembull në rajon për lirinë e mediave

Kurti: Kosova është shembull në rajon për lirinë e mediave

31.03.2023 Kosovë

Sa herë që flitet për të drejtën për të raportuar lirshëm, Kosova është vendi ku liria e mediave është shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. Ai me këtë rast tha se ndihet krenar që është në krye të një qeveria, të një vendi që është shembull për zhvillimet progresiste për lirinë e mediave.

Kryeministri fjalën e tij e nisi me krahasimin ndërepokal siç e quajti ai, për të krijuar një përfytyrim se sa shumë kanë ndryshuar mënyrat e përcjelljes së lajmeve nga vendi i ngjarjes deri te publiku.

“Në jetën politike bashkëkohore, asgjë nuk e ka ngjeshur më shumë diskursin publik, se sa përshpejtimi gati frenetik i qarkullimit të lajmeve dhe informacioneve. Nëse vetëm një shekull më parë, njerëzit shkonin në kinema për të parë kronikat filmike shtetërore të xhiruara në frontet e luftës ditë më parë, sot njerëzit mund t’i ndjekin edhe në kohë reale luftimet nga frontet në Ukrainë, përmes transmetimeve live”, tha kryeministri.

Duke kujtuar zhvillimin e hovshëm teknologjik, kryeministri tha se raporti semiologjik mes dhënësit të mesazhit, pra mediave dhe marrësit të tij, publikut, ishte raport i njëkahshëm dhe shumë i qartë.

“Por, kur ky raport u përmbys nga shpikjet teknologjike dhe masivizimi i tyre, rolet u bënë anasjelltas. Figura e gazetarit dhe ajo e publikut, u ndërkëmbyen mes tyre duke krijuar një raport të ri, ku edhe publiku mund të raportonte dhe të bënte gazetarin, e ku gazetari mund ta gjente veten në pozicionin e publikut përballë publikut të tij tradicional, që nga burim informacioni ishte kthyer në transmetues të drejtpërdrejtë të tij”, tha Kurti, njofton qeveria. 

ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni