FLASH

Kryeparlamentari austriak: Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme, Austria mund të jetë një shembull për Kosovën

Kryeparlamentari austriak: Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme, Austria mund të jetë një shembull për Kosovën

08.05.2023 Austri

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës.

Ai në një konferencë të përbashkët  me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtoi se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.

Madje sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.

“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mikë me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madhe këtu në Kosovë”.

“Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”.

“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha ai. /EO

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë