FLASH

Kosovë, nga sot energjia elektrike paguhet më shtrenjtë

Kosovë, nga sot energjia elektrike paguhet më shtrenjtë

01.04.2023 Kosovë

Nga sot tarifat e reja të energjisë elektrike, qëdo të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ditë më parë ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës.

Rritja prej 15 për qind përkthehet: deri  në 350 kw rritja është 2.88 cent; deri në 450 kilovat, konsumatorët do të kenë rritje prej 4.5 euro në faturën mujore;  600 kw deri në 5 euro dhe mbi 800 kw në 7 euro .

Kjo rritje është e domosdoshme për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Ne konsiderojmë se nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji, kostoja do të jetë shumëfish më e madhe sesa përqindja e propozuar. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, deklaroi ditë më parë Ymer Fejzullahu, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së.

Fejzullahu sqaroi se  Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, shtoi ai, vendi ynë importon nga jashtë, sipas çmimit të energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, raporton RTKlive.

Ndryshe Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, kurse shtrenjtimi i rrymës është  kundërshtuar nga qytetarë dhe shoqëria civile.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë