FLASH

Kosovari vret ish-gruan në një parking në Gjermani

Kosovari vret ish-gruan në një parking në Gjermani

23.05.2023 Gjermani

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të shtunën në Gjermani.

Një grua 28-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitoreje në Aachen.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, i cili dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroi sot për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.

37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela, njofton albinfo.

Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Leard d.o.o. Ndërtimtari Temniška ulica 69, 4202 Naklo,
Slloveni
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë