FLASH

Kosova eksportoi 21 milionë euro mallra në Gjermani, importoi 152 milionë

Kosova eksportoi 21 milionë euro mallra në Gjermani, importoi 152 milionë

15.04.2023 Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.

Eksporti në periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit.

Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: dyer dhe dritare, materiale ndërtimi prej plastikës dhe kasaforta të blinduara apo të përforcuara.

Në anën tjetër është vërejtur një vlerë shumë më e madhe e importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152 milionë eurove, që përbën 7.8% të gjithë importit në vend.

Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë autoveturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret që përmbajnë duhan.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni
Deon plâtrerie-peinture Sàrl Ndërtimtari Rue des Bains 35, 1205 Genève,
Zvicër
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë