Kontrata e re e Giroud me Milan

10.04.2023 Sport
Sulmuesi francez, Olivier Giroud, po kalon formë të mirë tek Milan dhe për shkak të paraqitjeve të tij të mira, klubi ka vendosur që ta zgjatë bashkëpunimin me të.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, 36 vjeçarit do t’i ofrohet kontratë deri në qershorin e vitit 2024, me 3.5 milionë euro në vit.
Vazhdimin e kontratës së Giroud e kishte konfirmuar ditë më parë edhe drejtori sportiv, Frederic Massara, duke thënë për mediet italiane se kjo është e pashmangshme.