FLASH

Konfiskohen mbi 7 kilogramë drogë në Prishtinë, bie në pranga një i dyshuar

Konfiskohen mbi 7 kilogramë drogë në Prishtinë, bie në pranga një i dyshuar

13.04.2023 Kosovë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer dje bastisje në një banesë në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 7 kilogramë substanca narkotike të llojeve të ndryshme.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

  • 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,
  • një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,
  • një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,
  • 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,
  • 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,
  • një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin“, thuhet në njoftim.
Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
ISEFERI SH.P.K. Prodhimtari Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë