FLASH

Keqësohet gjendja e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit

Keqësohet gjendja e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit

24.04.2023 Diaspora

Organizata e Kryqit të Kuq dhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe vërejnë muajt e fundit keqësim të madh të gjendjes së refugjatëve që kalojnë nëpër itinerarin e Ballkanit dhe Detit Mesdhe.

Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve në itinerarin e Ballkanit dhe Mesdheut si edhe atyre europiane të përmirësojnë mekanizmat e shpëtimit të refugjatëve.

“Ne nuk mund ta injorojmë tragjedinë e të humburve, dhimbjen e papërshkruar dhe rastet e mënjanueshme të vdekjeve”, është shprehur Ezekiel Simperingham nga Federata, përgjegjëse për migracionin. “Të gjitha vendet duhet që me një plan të koordinuar, integrativ dhe jo diskriminus të sigurojnë mbështetjen e nevojshme humanitare për njerëzit që marrin udhën e migrimit”, citon agjencia e lajmeve dpa, Simperingham.

Migrantët nuk arrijnë të flasin dot pas përjetimeve të rënda

Kryqi i Kuq ka qindra pika trajtimi të refugjatëve në disa vende në Ballkan, në Bosnje, Kroaci, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni për të furnizuar me ndihmë të parë humanitare refugjatët. Aty jepen ushqime, ilaçe dhe artikuj higjiene.

Ekipe mobile përveç kësaj lëvizin në rajone të vështira për të ofruar ndihmë për njerëzit që shpeh gjenden në situatë të mjerueshme. Në Mesdhe ndihmësit e Kryqit të Kuq bashkë me organizatën humanitare, SOS Mediterranee kanë shpëtuar nga mbytja në det të hapur mijëra vetë.

Tanko GP d.o.o. Ndërtimtari Tominceva cesta 24, Kranj, 4000 Kranj,
Slloveni
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Bautrocknung-Profi GmbH Ndërtimtari Berliner Allee 35, 30855 Langenhagen,
Gjermani
Vitamina - Marketing Agency Marketing / Web Srednje Bitnje 72, 4209 Žabnica,
Slloveni