Itali, tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë vdekur në një aksident trafiku

10.04.2023 Itali
Mediumet italiane raportojnë se katër persona kanë vdekur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ponte Verde- Nizza Monferrato (Asti).
Sipas të njëjtave mediume, 3 të vdekur janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Tre shtetasit e RMV-së raportohet të kenë qenë të moshës 30 vjeçe, ndërsa personi tjetër nga Asti, i moshës 23 vjeçe.
Sipas asaj që është rikonstruktuar, makina me të cilën udhëtonte i riu është ndeshur ball për ballë me mjetin që mbante tre viktimat e tjera.
Aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës provinciale 456 të Turchino. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy ekipe zjarrfikëse (një nga Asti dhe një nga çeta vullnetare e Nicës), dhe policia rrugore e Astit.
Nga përplasja u shkatërruan plotësisht të dyja makinat, njëra prej të cilave përfundoi në parmakë mbrojtëse.